Loading…

Pas humbjes 0-10, vjen reagimi nga KFF Mitrovica

  • 11/09/2019 | 21:12

Pas humbjes 0-10, vjen reagimi nga KFF Mitrovica

Ekipi futbollistik i femrave, Mitrovica, ka pësuar humbje të thellë nga Wolfsburgu në 1/16′ e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e parë të zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, KFF Mitrovica pësoi humbje 0-10 nga Wolfsburgu.

Pas kësaj humbje, ka reaguar edhe klubi mitrovicas në faqen e tyre zyrtare. KFF Mitrovica thekson se duhet ndier krenar, përkundër humbjes së thellë.

“Edhe pse u mposhtem me një rezultat mjaft të thellë, duhet të ndihemi krenar për arritjen deri këtu, ku përballë patem një skuadër super fuqi në futbollin europian” – thuhet në postimin e klubit mitrovicas./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë