Loading…

Pas informacioneve inteligjente, Policia arreston ferizajasin që po kërkohej për pjesëmarrje në grupe terroriste

  • 27/01/2022 | 11:48

Pas informacioneve inteligjente, Policia arreston ferizajasin që po kërkohej për pjesëmarrje në grupe terroriste

Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ku ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B (M/K), 32 vjeçar, transmeton Gazeta Metro.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’ me dënim burgimi prej dy  (2) vite.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë