Loading…

Pas Kacit e Adelina Berishës, AAK’së i bashkohet edhe Gold Ag

  • 12/09/2019 | 10:47

Pas Kacit e Adelina Berishës, AAK’së i bashkohet edhe Gold Ag

Në Aleancën për Ardhmërinë  e Kosovës së fundi kanë aderuar shumë artistë kosovarë, ndër ta Kaci, këngëtarja Adelina Berisha, aktori Jeton Zogiani e sot edhe rep artisti Gold Ag, shkruan Gazeta Metro.


Një nga zyrtarët më të lartë të kësaj partie Daut Haradinaj ka njoftuar përmes Facebooku’ut ardhjen e Arian Agushit në AAK të cilit i ka uruar mirëseardhje.

“Na priftë e mbara i nderuar Arian (Gold Ag)”, ka shkruar Dauti krahas fotografisë me Gold Ag, që ka publikaur në këtë rrjet social.

Afërsia e këtyre dyve është parë shumë shpesh, ku edhe këngëtari nga Presheva shumëherë ka publikuar fotografi së bashku me vëllëzrit Haradinaj, por së fundit kalimi i tij në partinë e Ramush Haradinaj është zyrtarizuar./gazetametro.net

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë