Loading…

Pas kandidimit për kryetar të Suharekës, Ardian Shala tregon arsyet pse i hyri kësaj gare

  • 09/06/2021 | 22:05

Pas kandidimit për kryetar të Suharekës, Ardian Shala tregon arsyet pse i hyri kësaj gare

Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Metro.


Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK’së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Kryesia e LDK’së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë e tetë komunave, ku njëra ndër to është edhe ajo e Suharekës. Kandidat për këtë komunë është zyrtarizuar Ardian Shala.

Pas këtij zyrtarizimi Shala ka reaguar në Facebook, duke treguar arsyet se pse i është futur garës për të parin e Suharekës.

“Nën inercionin e kërkesave të drejta qytetare për qeverisje institucionaliste, për zbatim të parimeve rugoviane, për barazinë e përgjithshme para ligjit e institucioneve, për ruajtjen e vlerave tona, për një Therandë bashkëkohore europiane, kam vendosur t’i hy garës për të parin e Komunës”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë