Loading…

Pas katër dekadash: ABBA u rikthye me album të ri

  • 05/11/2021 | 13:01

Pas katër dekadash: ABBA u rikthye me album të ri

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”, transmeton REL.


Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes.

Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad – që bashkë formojnë akronimin ABBA – nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 – një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.

“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore.

ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri.

I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë