Loading…

Pas kërcënimit me armë, evakuohet aeroporti i Frankfurtit: Policia rrethon një burrë të shtrirë në tokë

  • 16/01/2021 | 21:07

Pas kërcënimit me armë, evakuohet aeroporti i Frankfurtit: Policia rrethon një burrë të shtrirë në tokë

Aeroporti i Frankfurtit është evakuuar pas kërcënimeve me armë, raportojnë mediat gjermane.


Në një video amatore shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.

Evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor – duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.

Sipas mediave gjermane, dy persona kishin lënë një valixhe pa mbikëqyrje – ku si rezultat i këtij veprimi janë dërguar në paraburgim.

E brenda kësaj valixhe, ekspertët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të dyshimtë, pavarësisht që hamendësohej se mund të ketë lëndë shpërthyese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë