Loading…
Pas konfirmimit se Ramsey i bashkohet Juventusit, vjen reagimi zyrtar nga Arsenali
  • 11/02/2019 | 22:03

Pas konfirmimit se Ramsey i bashkohet Juventusit, vjen reagimi zyrtar nga Arsenali

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, është transferimi më i fundit nga skuadra e Juventusit, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit italian dhe Ramsey do të i’u bashkohet kampionëve italian me 1 korrik të vitit 2019, vetëm një ditë pasi i skadon kontrata me klubin e Arsenalit.

LEXO EDHE: Tashmë edhe zyrtarisht: Aaron Ramsey është lojtari më i ri i Juventusit

E tani ka ardhur edhe një reagim nga klubi londinez, Arsenal, përmes të cilit ata kanë falenderuar lojtarin dhe i kanë dëshiruar një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme.

“Secili nga klubi i Arsenal i dëshiron Aaron Ramsey një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme.
Aaron dha një kontribut në skuadrën tonë që prej kur erdhi nga Cardiff në vitin 2008. Ai gjithmonë ka qenë profesionist dhe do të  ketë gjithmonë një vend special në zemrat dhe memoriet e tifozëve të Arsenal, anë e mbanë botës. Ne do të shohim përpara dhe të mbarojmë këtë edicion me ndihmën e Aaron para se ai të bashkohet me Juventus, gjatë verës” ka shkruar klubi i Arsenalit në deklaratën e tyre.

Ata gjithashtu kanë publikuar edhe një video përmes të cilës kanë falenderuar 28 vjeçarin për kontributin e dhënë për tre trofetë e fituar në Kupën FA gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2017./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë