Loading…

Pas Kosovës, edhe Rusia dëshiron ta ndalojë prodhimin e kriptovalutave

  • 20/01/2022 | 16:26

Pas Kosovës, edhe Rusia dëshiron ta ndalojë prodhimin e kriptovalutave

Banka Qendrore e Rusisë ka propozuar ndalimin e përdorimit dhe prodhimit të kriptovalutave si Bitcoin në territorin rus. Banka qendrore përmendi si arsyetim rreziqet për stabilitetin financiar, mirëqenien e qytetarëve dhe sovranitetin monetar të vendit.


Në muajt e fundit, bankierët qendrorë dhe mbikëqyrësit financiarë në shumë vende kanë shtrënguar qasjen e tyre ndaj kriptovalutave. Kina dhe Kosova kanë ndaluar minimin e kriptovalutave, duke përmendur konsumin e lartë të energjisë elektrike si arsyetim. Por rregullatorët gjithashtu kanë frikë se adoptimi në rritje i kriptovalutave mund të përbëjë rreziqe të reja për stabilitetin financiar, shkruan mediumi gjerman, Der Spiegel, përcjell Gazeta Express.

Për vite me radhë, vetë Rusia ishte pozicionuar kundër kriptovalutave dhe e arsyetonte këtë me faktin se ato mund të përdoreshin për pastrim parash ose për financimin e terrorizmit. Në vitin 2020, kriptovalutave iu dha përfundimisht statusi ligjor, por përdorimi i tyre si mjet pagese u ndalua.

Kriptovalutat janë të njohura në Rusi, pavarësisht skepticizmit të qeverisë. Sipas bankës qendrore, vëllimi vjetor i transaksioneve është rreth pesë miliardë dollarë. Për më tepër, shumë prodhues të kriptove janë vendosur në Rusi. Rusia konsiderohet si lojtari i tretë më i madh në minimin e kriptovalutave pas SHBA-së dhe Kazakistanit.

Minimi do të thotë që njësitë e reja të kriptovalutave krijohen me operacione aritmetike që konsumojnë energji. Ky proces kërkon shumë energji elektrike, e cila nga ana tjetër gjenerohet zakonisht me lëndë djegëse fosile. Në raport, Banka Qendrore e Rusisë përmendi gjithashtu konsumin e lartë të energjisë nga minierat si argument për ndalimin e funksionimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë