Loading…

Pas largimit nga Milani: Cutrone me kritika të ashpëra ndaj klubit italian

  • 21/08/2019 | 21:16

Pas largimit nga Milani: Cutrone me kritika të ashpëra ndaj klubit italian

Patrick Cutrone ka folur hapur për herë të parë që nga largimi i tij nga Milani këtë verë.


Sulmuesi italian u transferua te Wolverhampton Wanderers nga Milani, por ky largim nga San Siro nuk ka lënë shije të mirë te Cutrone.

Në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, Cutrone foli për largimin e tij nga Milani, duke zbuluar se është e vështirë për të riun italian.

“Është gjithmonë e njëjta histori: ata më larguan larg sepse të huajt preferohen para nesh”, ka thënë fillimisht Cutrone.

“Për njëzetvjeçarët është e vështirë, por në çdo rast, unë dua të theksoj një gjë: Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Milanit për atë që më kanë dhënë”, përfundoi italiani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë