Loading…

Pas largimit të Erjon Kastratit, vjen lajmi i mirë për Golden Eagle Yllin

  • 23/06/2022 | 20:12

Pas largimit të Erjon Kastratit, vjen lajmi i mirë për Golden Eagle Yllin

Në faqen zyrtare të Basketball Champions League janë bërë të ditur edhe 52 skuadrat që do të marrin pjesë për sezonin e ardhshëm, ku një prej tyre është edhe kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, transmeton Gazeta Metro.


Më shumë se 70 skuadra kanë aplikuar për një vend në sezonin 2022/23 të Ligës së Kampionëve dhe vetëm 52 prej tyre janë konfirmuar si pjesëmarrëse nga Bordi i Champions League që u mblodh ditën e sotme.

Golden Eagle Ylli do të jetë në raundin e parë kualifikues, i cili do të fillojë më 21 shtator dhe do t’i duhet të dalë si një ndër katër më të mirat nga 24 skuadra për të siguruar pjesëmarrjen në sezonin e rregullt.

Kujtojmë që edhe Sigal Prishtina kishte marrë pjesë në këtë kompeticion në sezonin 2019/20 por ishte eliminuar nga Legia me rezultat të përgjithshëm 162-166.

Vlen të theksohet se suharekasit në këtë garë nuk do të kenë në dispozicion një ndër lojtarët më të mirë të tyre dy vitet e fundit, Erjon Kastratin i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin gjatë ditës së sotme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë