Loading…

Pas ledhatimeve erotike në publik ‘politikanja konservatore’ amerikane u nda nga i dashuri me të cilin e zunë  

  • 19/09/2023 | 11:04

Pas ledhatimeve erotike në publik ‘politikanja konservatore’ amerikane u nda nga i dashuri me të cilin e zunë  

Kongresistja republikane amerikane Lauren Boebert u nda nga burri që u xhirua duke i përkëdhelur gjinjtë derisa kjo i ledhatonte pjesët intime në teatrin në Colorado, transmeton Gazeta Metro.


Politikanja që e përshkruan veten si ‘ekscentrike’ është kthyer në kryeqytetin amerikan dhe i ka thënë medias TMZ se të gjitha takimet i ka anuluar dhe ka marrë fund lidhja me Quinn Gallagher.

Boebert, një kundërshtare e ashpër e të drejtave të transgjinorëve u zu nga kamerat e sigurisë në teatër duke tymosur dhe u përkëdhelur në publik me Quinn Gallagher javën e kaluar. Gallagher është një pronar i një bari që shpesh është nikoqir i ndejave të transgjinorëve.

Kongresistja Boebert tha se ndarja me Gallagher s’ka të bëjë me anëtarësinë partiake. Por se është mjaft e stresuar këto kohë./gazetametro.net 

Tymosje dhe skena erotike me partnerin e saj, kongresmenia ‘konservatore’ amerikane dëbohet nga teatri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë