Loading…

Pas më shumë se tre muaj arrestohet grabitësi që i iki Policisë në Prizren

  • 26/01/2017 | 15:19

Pas më shumë se tre muaj arrestohet grabitësi që i iki Policisë në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë D.Bytyqin nga Prizreni, njërin prej grabitësve që ishte duke e ndjekur qysh nga muaji tetor i vitit të kaluar.


Personi i kërkuar siç edhe shpjegon Policia e Kosovës është arrestuar nga hetues rajonal të cilët ishin të veshura në rroba civile

D.Bytyqi është i dyshuar për grabitje në bashkëveprim edhe me persona tjerë që pati ndodhur me datën 06 tetor 2016 pas mesnate, rreth orës 03:00 në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, shkruan gazetametro.net.

I dyshuari kishte arritur të arratiset deri më tash ndërsa të tjerët tanimë janë në paraburgim.

Pas arrestimit, Policia thotë se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti i ka sqaruar rrethanat e rastit dhe rolin që kishte pasur në grupin e strukturuar.

“I njëjti, me urdhër të prokurorit, ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në një komunikatë të Policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë