Loading…

Pas Mitrovicës, PDK’së ja marrim edhe Drenasin (Video)

  • 29/11/2016 | 22:49

Pas Mitrovicës, PDK’së ja marrim edhe Drenasin (Video)

Qytetaret e Drenasit e deshirojnë ndryshimin rrënjesorë.

Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, duke komentuar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit.

“Me kryetarin Pacolli jemi dakorduar që ta shkrijmë kapitalin në Drenicë, sepse ai vend e meriton për atë çka i ka dhënë Kosovës”, ka deklaruar Bahtiri.

Bahtiri është kundërpërgigjë akuzave se Pacolli po ndërton fabrika në Drenas vetëm për shkak të fushatës zgjedhore.

“Është e pamundur me qenë e vëretë kjo, sepse kemi të bëjmë me një njeri që e njeh gjithë bota dhe qe ka një kapital më të madh se buxheti i Kosovës”, ka sqaruar ai.

Duke fol për zgjedhjet në Drenas, Bahtiri ka thënë se është i bindur që AKR-ja  do të shkojë në ballotazh, ndërsa ka bërë me dije se, gjatë balotazhit do të këtë një marrëveshje me partitë tjera.

“Unë kur kam thënë diçka, ajo është realizuar”, theksoi Bahtiri, duke këmbngulur se ndryshimi  do të ndodhë në Drenas.

Bahtiri ka thënë se kryetari i ardhshëm ka me qenë nga AKR’ja, duke shtuar se ‘Drenasin do ta fitojmë për 5 ditë”.

Duke folur për bashkëpunimet me partitë e tjera, Bahtiri ka thënë se AKR’ja i ka dhënë vijë të kuqe vetëm PDK’së

“Mitrovica kurr në jetë s’ka me qenë e PDK’s më”, ka deklaruar Bahtiri.

https://www.youtube.com/watch?v=JvGUGKPsZ20

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë