Loading…

Pas MSA-së Kosova ka pasur 50 milionë euro më pak

  • 29/12/2016 | 12:35

Pas MSA-së Kosova ka pasur 50 milionë euro më pak

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës, Fahri Gashi tha se Dogana për herë të parë që nga themelimi këtë vit ka arritur një rekord ku ka mbledhur 1 miliard e 40 milionë euro.

Derisa sipas tij në krahasim me vitin e kaluar dogana e ka kaluar mbi 99 milionë euro më shumë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se tri ditë para përfundimit të vitit Dogana ka tejkaluar projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro.

Ai tha se janë rreth 50 milionë euro më pak të hyra nga marrëveshja e implementuar e MSA-së. Këto të hyra të larta sipas tij duhet parë si një rezultat pozitiv. Hoti ka përgëzuar doganën për luftimin e kontrabandës.

Ai tha se është një indikator shumë i mirë përgjysmimi i ankesave nga bizneset në Doganë. Hoti tha se viti 2017 do të jetë edhe më sfidues ngase ka në projeksion 1 miliardë e 108 milionë euro.

Hoti ka folur edhe për konkursin për drejtor të Doganës duke marr edhe kërkesat e ambasadës së Britanisë. Sipas tij procesi është transparent.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë