Joz Marku, i njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë momente relaksuese nga pushimet e tij në një destinacion bregdetar, transmeton Gazeta Metro.
Në videot e publikuara, ai duket në plazh në shoqërinë e dy papagajve njërin mbi kokë dhe tjetrin në dorë duke e puthur.
Marrëdhënia e tij me Loredanën Zefi, që ishte një nga temat kryesore brenda shtëpisë së Big Brother, ani pse dukej mjaft serioze nga ekrani televiziv, si duket me daljen përjashta nuk funksionoi.
Duket e çartë se Joz Marku po shijon pushimet në maksimum, ani pse fansat ngrenë pikëpyetje rreth asaj se kush ishte pranë tij në plazh./gazetametro.net