Loading…

Pas një viti do të zëmë hapin me vendet e BE

  • 19/01/2017 | 15:44

Pas një viti do të zëmë hapin me vendet e BE

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pas debatit para deputetëve, tha gjendja në arsim akoma është e komplekse, megjithatë, premtoi se në vitin 2018, do të zëmë hapin me vendet e BE, duke bërë një shoqëri të barabartë me të gjitha shtetet evropiane.


“Nuk mund t’iu premtoj se do të bëjmë gjëra të mëdha në arsim, por gjëra pozitive gjithsesi se po. Nxënësit nuk kanë faj… Ky debat do të na mundësoj që të kemi më shumë mbështetje ndërkombëtare.  Pas pavarësisë së shtetit tonë, nuk ka gjë më të shenjt sesa edukimi arsimor. Në vitin 2018 do të kemi progres jo të madh, por do të zëmë hapin me vendet e BE, që të bëjmë një shoqëri që investon dhe e barabartë me të gjitha shtetet evropiane”, tha Bajrami.

Kurse, Ismajl Kurteshi nga VV parashtrues i kërkesës së debatit, tha se në konsultim me grupet parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma do t’i harmonizojnë qëndrimet tona për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë