Loading…

Pas Nokias, dhe BlackBerry rikthehet në treg

  • 17/12/2016 | 13:41

Pas Nokias, dhe BlackBerry rikthehet në treg

Smartphone BlakcBerry do të kthehen në treg por nuk do të flasin më gjuhën kanadeze.

Shoqëria Waterloo, që dy muaj më parë i tha lamturmië pajisjeve për tu përqëndruar në shërbimet e software të sigurisë, në fakt i ka dhënë të drejtën e markës kompanisë kineze TCL, që aktualisht prodhon telefonat Alcatel.

TCL do të jetë shpërndarësi ekskluziv i të gjithë smartphone-ve BlackBerry në nivel botëror, me përjashtim të tregjeve aziatike kyçe për kompaninë kandazeze, Indi Bangladesh, Indonezi, Nepal dhe Sri Lanka. Pajisjet do të kenë si bazë sistemin Android dhe me software dhe shërbime të BlackBerry.

Dy kompanitë kishin bashkëpunuar në mënyrë analoge për smartphone DTEK 50 dhe DTEK 60, të publikuar muajt e kaluar. Rruga e ndjekur nga BlackBerry ngjan me atë të Nokia-s, e cila i dha të drejtën e përdorimit të logos së saj HMD-së. Rezultati i parë i marrëveshjes është një telefon i vjetër i stilit pa internet, të lançuar para një jave, ndërsa disa smartphone të markës finlandeze janë në pritje të 2017-tës.

Rekomandime
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë