Loading…

Pas orës 18:00 arrijnë 4680 doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

  • 04/05/2021 | 18:06

Pas orës 18:00 arrijnë 4680 doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 do të arrijnë në Kosovë.


4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 pritet që pas orës 18:00 të arrijnë në Kosovë.

Vaksinat janë nisur për Kosovë teksa për pritjen e tyre nuk do të ketë ndonjë ceremoni, njofton Klan Kosova.

Gazetarja Arbresha Uka teksa po qëndron pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend ka mësuar se gjatë muajve në vazhdim do të vijnë edhe kontigjente tjera me vaksina kundër COVID-19.

Uka nga komunikimi me IKSHPK-në konfirmon se me këtë kontigjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohet me kontigjentin e parë dhe kategoritë tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë