Dy punëtorë janë gjetur të gjallë brenda tunelit të Hidrocentralit “Trishuli 3A” në Nepal, nëntë ditë pasi zona u përfshi nga përmbytje të fuqishme që shkaktuan mbi 1,200 viktima në kufirin Nepal-Tibet, transmeton Gazeta Metro.
Ekipet e emergjencës po vazhdojnë ndërhyrjen për të kontrolluar pjesët e tjera të tunelit dhe për të përcaktuar nëse ka ende persona të bllokuar. Të shpëtuarve po u sigurohet oksigjen, sipas zyrtarëve në terren.
Njëri prej tyre është identifikuar si Sanjaya Shah, i cili punon si përgjegjës mekanik në Autoritetin e Energjisë Elektrike të Nepalit. Kolegu i tij, Suresh Chaudhari, tha se lajmi për shpëtimin e Shahut ka rritur shpresat për gjetjen e të tjerëve.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Kam pritur me padurim këtë lajm. Kjo na ka dhënë shpresë se edhe të tjerët do të shpëtohen të gjallë”, u shpreh Chaudhari.
Sipas zyrtarëve, operacioni i kërkim-shpëtimit mbetet në zhvillim, ndërsa ekipet po punojnë për të verifikuar nëse brenda strukturës së përmbytur ka persona të tjerë që presin ndihmë./gazetametro.net