Loading…

Pas procedimit të mocionit, PDK thërret mbledhje urgjente

  • 05/05/2017 | 10:58

Pas procedimit të mocionit, PDK thërret mbledhje urgjente

Partia Demokratike e Kosovës, sipas burimeve të Gazeta Metro, ka thirrur mbledhje urgjente, pasi pak më parë opozita ka procedurar në Kuvend mocionin e votëbesimit për Qeverinë e Kosovës.


PDK e Kadri Veselit, ka thirrur mbledhje urgjente të Kryesisë së partisë, për në ora 12:00. Kjo ka bërë që mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku do të caktohet seanca për votëbesimin e Qeverisë, e paraparë fillimisht për orën 13:00, është shtyrë për një orë më vonë.

Opozita ka arritur të mbledh nënshkrimet e nevojshme për votëbesim të Qeverisë, edhe me mbështetjen e deputetëve të PDK’së dhe minoriteteve.

PDK ka kohë që po i kërkon LDK’së shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, mirëpo, kjo e fundit është munduar t’i shtyjë ato.

Tani pas mocionit, zgjedhjet e parakohshme duket të jenë të pashmangshme, dhe ato me gjasë do të caktohen për datën 11 qershor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë