Loading…

Pas provokimeve të Vucicit për nënstacionin e Vallaqit, reagojnë nga presidenca

  • 06/11/2021 | 15:11

Pas provokimeve të Vucicit për nënstacionin e Vallaqit, reagojnë nga presidenca

Shefi i kabintetit të presidentes, Blerim Vela, iu është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e deklaroi Vallaqin si pjesë të Serbisë.

Vela, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Gazivodës.

“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është  aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se Prishtina po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Valaçit, dhe se i lutet të mos e bëjnë këtë.

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Vucic tallet me Kosovën: Pres që Prishtina së shpejti të provojë të ‘pushtojë trafo stacionin në Veri’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë