Loading…

Pas pushimeve dimërore në Amerikë, ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

  • 04/01/2022 | 16:11

Pas pushimeve dimërore në Amerikë, ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje në Kosovë nga Amerika. 


Lajmin e kanë bërë të ditur për Express zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ata kanë thënë se ministri Latifi është duke i kryer punët e tij si ministër.

“Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, të pyetur se a do të mund të menaxhohet gjendja me pandeminë nëse ministri i Shëndetësisë qëndron jashtë vendit, nga kjo ministri nuk janë prononcuar.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë