Loading…

Pas Quintit, edhe BE thirrje Qeverisë: Autoritetet t’ia kthejnë tokën e kontestuar Manastirit të Deçanit

  • 20/05/2022 | 13:15

Pas Quintit, edhe BE thirrje Qeverisë: Autoritetet t’ia kthejnë tokën e kontestuar Manastirit të Deçanit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin për kthimin e pronave të manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Metro.


Szunyog shkroi në Twitter se kjo do të konfirmonte përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit si parim udhëzues të BE-së.

“Kanë kaluar gjashtë vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili konfirmoi pronësinë e tokës së kontestuar të manastirit të Deçanit. U bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit si një parim udhëzues i BE-së”, shkroi Szunyog.

Shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.

“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë