Pas lindjes në pllaka të një nënë në ditën e djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka reaguar zyra e drejtorit të SHSKUK’së.
SHSKUK ka njoftuar se kanë filluar hetimet për të zbardhur detajet se si ka ndodhur rasti.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike” thuhet në reagimin zyrtarë të QKUK’së
Ata më tutje kanë thënë se “Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale. Po ashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë”./gazetametro.net