Loading…

Pas rezultateve të dobëta, skuadra e Premier League shkarkon trajnerin

  • 17/03/2023 | 09:28

Pas rezultateve të dobëta, skuadra e Premier League shkarkon trajnerin

Skuadra e Crystal Palace ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Patrick Vieira, pas rezultateve të dobëta muajt e fundit në Premier League, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, teksa janë larguar edhe tre anëtarë të stafit të Vieira, Osian Roberts, Kristian Wilson dhe Said Aigoun.

Presidenti i skuadrës londineze, Steve Parish, ka thënë se ka qenë vendim i vështirë për t’u marrë.

”Me keqardhje të madhe është marrë ky vendim i vështirë. Në fund të fundit, rezultatet në muajt e fundit na kanë vendosur në një pozicion të pasigurt në ligë dhe ne ndjemë se një ndryshim është i nevojshëm për të na dhënë shansin më të mirë për të mbetur në Premier League,” ka thënë ai.

Crystal Palace nuk dinë për fitore në elitën e futbollit anglez në 11 ndeshjet e fundit. Pikët e plota për herë të fundit i kanë marrë me 31 dhjetor të vitit të kaluar kundër Bournemouth.

Gjatë kësaj periudhe dëshpëruese ata kanë regjistruar gjashtë humbje dhe pesë barazime. Ndërsa, janë eliminuar edhe nga FA Cup.

Ndryshe, Vieira ishte emëruar shef i shtabit teknik në verën e 2021 dhe për afro tre vite ka një rekord prej 22 fitoreve, 25 barazimeve dhe 27 humbjeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë