Loading…

Pas rezultateve të Testit PISA studentët me aksion para MAShTI-it, vendosin diplomën e ministres Nagavci

  • 07/12/2023 | 11:24

Pas rezultateve të Testit PISA studentët me aksion para MAShTI-it, vendosin diplomën e ministres Nagavci

Organizata Studentore “Reforma” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e Testit PISA si dhe gjendjen e arsimit në Kosovë.


Studentë në shenjë pakënaqësie kanë vendosur diplomën e ministres Arbërie Nagavci në objektin e ministrisë.

Ata po ashtu kërkuan reforma në fushën e arsimit.

Lexo po ashtuKosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA

Ndryshe, dy ditë më parë Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë