Loading…

Pas ribashkimit me Donaldin, Bora Zemani merr surprizën e bukur

  • 03/10/2022 | 19:42

Pas ribashkimit me Donaldin, Bora Zemani merr surprizën e bukur

Bora Zemani ka marrë së fundmi një surprizë të këndshme nga fansat e saj. Disa fansa kanë dërguar një parashutë pranë vendit të punës, ku shihej fotoja e moderatores krah vëllezërve Veshaj.


Përveç kësaj, moderatorja e njohur ka marrë një buqetë të madhe me lule si dhe çokollata.

Kjo surprizë vjen pak ditë pasi moderatorja foli publikisht për rikthimin me Donaldin. E ftuar në emisionin e tij, Bora tregoi sesi ndodhi ribashikimi i tyre dhe sigurisht që një rol të rëndësishëm ka pasur mikesha e saj, Semi Jaupaj. Aktori zbuloi se i kishte shkruar Semit që të flasë me Borën.

“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase”, tha Donaldi duke treguar se çfarë i shkroi Borës. “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.”

“I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.”, shtoi aktori. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, moderatorja u shpreh se nuk donte të futej brenda shtëpisë së famshme, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin./abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë