Loading…

Pas rrahjes mes vete: Isa Mustafa ndërpret procesin zgjedhor të LDK’së

  • 19/05/2019 | 21:14

Pas rrahjes mes vete: Isa Mustafa ndërpret procesin zgjedhor të LDK’së

Pas rrahjeve dhe problemeve të mëdha që po e karakterizojnë procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka vendosur që të anuloj procesin zgjedhor në tërë degën e saj në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim vjen pas përleshjes fizike që ndodhen mes mbështetësve të Safet Kamberit dhe Faton Pecit, të dy kandidatë për kryetar të degës.

Lajmin e ka bërë të ditur Sektori për informim i Degës së LDK’së në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate për media.

“Punimet e Kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të LDK-në “Iliridë” dhe “Qendër” në Mitrovicë, të cilat do të duhej të mbaheshin sot në ora 14:00, janë ndërpre në fillim të punës, anipse në to ishin të pranishëm edhe të deleguarit e Kryesisë Qendrore të LDK-së, për ta monitoruar procesin”, nis komunikata.

“Kuvendet janë ndërpre për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë”, thekson LDK’ja.

“Po ashtu, drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën “Qendra”, thuhet më tej.

“Me qëllim të qetësimit të situatës dhe tejkalimit të problemeve aty ku ka dhe të konsolidimit të procesit zgjedhor, kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pas një konsultimi me drejtuesit e LDK-së në Prishtinë, ka marrë vendim që të ndërpritet i tërë procesi zgjedhor i Degës së LDK-së në Mitrovicë. Procesi zgjedhor do të vazhdoj pasi që për këtë të marrin vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë”, përfundon komunikata e LDK’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë