Loading…

Pas SHBA’së edhe Belgjika vendos sanksionimin e kolonëve të dhunshëm hebraik në Bregun Perëndimor

  • 07/12/2023 | 12:20

Pas SHBA’së edhe Belgjika vendos sanksionimin e kolonëve të dhunshëm hebraik në Bregun Perëndimor

Kryeministri belg Alexander De Croo ka lajmëruar se kolonët e dhunshëm izraelit që po sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor do të iu ndalohet hyrja në Belgjikë pas një vendimi të ngjajshëm që e ndërmori dhe SHBA, transmeton Gazeta Metro.


De Croo ka shkruar se dhuna ndaj civilëve do të ketë pasoja dhe kolonët ekstremistë në Bregun Perëndimor nuk do të lejohen të hyjnë në Belgjikë.

Ai tha se do të bashkëpunoj me SHBA’në për të sanksionuar individët të cilët janë përfshirë në veprime që rrezikojnë paqën, sigurinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, raporton The Times of Israel.

Kryeministri belg këto komente i bëri gjatë një fjalimi në Universitetin e Ghentit si dhe me anë të një postimi në rrjetin social X (ish-twitter).

Ai shtoi se Belgjika që nga 7 tetori ka përkrahur të drejtën e Izraeli për ta mbrojtur vetën e gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë