Loading…

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

  • 27/11/2021 | 13:40

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Vlera e aksioneve dhe çmimi i naftës ranë për më shumë se 10 për qind të premten, pasi paraqitja e variantit të ri të koronavirusit, B.1.1.259 i goditi tregjet globale.


Rënies i prinë tregjet aziatike. Indeksi hang Seng i Hong Kongut shënoi rënie prej 2.7 për qind, ndërsa Nikkei i Japonisë për 2.5 për qind. Rënie shënuan edhe tregjet në Evropë, përfshirë DAX-in e Gjermanisë dhe CAC40-ëshin e Francës mes 3 e 4 për qind.

Dukuria e njëjtë u paraqit edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara. Dow ra për rreth 2.5 për qind. S&P 500 dhe Nasdaq shënuar rënie prej gati 2 për qind, shkruan CNN.

Çmimi i karburanteve në Shtetet e Bashkuara gjithashtu shënoi rënie, për më shumë se 11 për qind dhe ra nën çmimin prej 70 dollarësh për fuçi.

Ministri britanik i Shëndetësisë tha se varianti i ri mund të jetë më ngjitës se varianti Delta dhe se vaksinat që janë në dispozicion tash për tash mund të jenë më pak efektive ndaj variantit të ri.

Përhapja e variantit të ri, kryesisht në Afrikën Jugore, ka bërë që Britania e Madhe dhe disa shtete tjera të marrin masa. Qeveria britanike i ka ndaluar fluturimet nga gjashtë shtete afrikane. Edhe disa vende të BE-së janë duke marrë masa të ngjashme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë