Loading…

Pas shkarkimit, Kurti dhe Konjufca nuk mund të jenë deputetë

  • 26/03/2020 | 08:37

Pas shkarkimit, Kurti dhe Konjufca nuk mund të jenë deputetë

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.


Me këtë vendim, qeveria aktuale do të jetë qeveri në detyrë, deri në funksionalizimin e një qeverie të re, shkruan lajmi.net. Ditëve të fundit është përmendur edhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë në Kosovë se është e mundshme të ketë një qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Në rast se kjo ndodh atëherë shumë nga ministrat do të mbesin edhe pa postin e deputetit. Ky fat do t’i përcjell edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca si dy nga njerëzit më të votuar të Vetëvendosjes.

Ata nuk do të mund të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës në rast se krijohet qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse. Në anën tjetër, vlen të theksohet se qëndrimin për qeverinë teknike e ka shprehur deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës që ka thënë se asnjë parti politike nuk mund të kalkulojë politikisht mbi PDK-në, duke ritheksuar opozitarizmin e deklaruar më 6 tetor.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i situatës së krijuar politike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë