Loading…

Pas Shqipërisë, Kosova do të vendos taksë për autostradën ‘Ibrahim Rugova’

  • 28/03/2018 | 09:35

Pas Shqipërisë, Kosova do të vendos taksë për autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që “Rruga e Kombit” tash e tutje të shfrytëzohet me pagesë, 5 euro për një drejtim, si dhe 5 euro në drejtim tjetër.


Një gjë të tillë po e paralajmërojnë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre të fundit, shumë shpejt pritet të vendoset taksa për shfrytëzimin e autostradës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson që taksa e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’ është e lartë dhe mund të ndikojë në lëvizjen e qytetarëve në të dyja vendet”, thuhet në përgjigjet e kësaj zyre dhënë gazetës “Zëri”.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës vendimin e Qeverisë shqiptare e kanë cilësuar të lartë dhe të papërshtatshëm për gjendjen ekonomike të të dyja vendeve, transmeton gazetametro.net.

Taksat e vendosura nga Edi Rama u panë si të larta dhe ‘plaçkitje’ nga ish-kryeministri Sali Berisha. Njeriu që edhe e ndërtoi, tha se Rama po synon ta ndalë qarkullimin e shqiptarëve tek njëri-tjetri.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar se kjo taksë edhe mund të rrëzohet në Kushtetuese, pasi kjo nënkupton taksën e tretë që shqiptarët paguajnë për rrugët, e që sipas ish-ministrit Ylli Manjani, kjo është anti-kushtetuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë