Loading…

Pas shtimit të rasteve me virus, rritet edhe numri i pacientëve në spitale që po trajtohen për COVID-19

  • 22/01/2022 | 09:53

Pas shtimit të rasteve me virus, rritet edhe numri i pacientëve në spitale që po trajtohen për COVID-19

SHSKUK ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve kosovarë që po marrin trajtim në spitale për COVID-19. Kjo rritje vjen pas rritjes enorme të numrit të rasteve, shkruan Gazeta Metro.


Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 115 pacientë, prej tyre 94 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 41 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 37 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë ;

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë;

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë ;

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë;

Spitali i Pejës, 5 pacientë;

Spitali i Prizrenit,3 pacientë ;

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë