Loading…

Pas shumë vitesh largohet nga CSKA e Moskës: Fernandes rrëfehet përse po largohet nga Rusia

  • 19/05/2022 | 18:13

Pas shumë vitesh largohet nga CSKA e Moskës: Fernandes rrëfehet përse po largohet nga Rusia

Mbrojtësi i CSKA Moskës, Mario Fernandes do të largohet nga klubi rus pas dhjetë sezonesh, në një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit ai ka mohuar se po largohet nga Rusia për shkak të konfliktit me Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.


Mario Fernandes ka demantuar raportimet se ai ka kërkuar një largim nga klubi rus në lidhje me krizën e vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi u konfirmua fillimisht nga ana e tij se kontrata do t’i pezullohej.

Ai përmes një video ka thënë se kohët e fundit është ndjerë i lodhur dhe ka kërkuar nga skuadra ta lejoj atë të kaloj pak kohë me familjen e tij në Brazil, ndërsa ka shtuar se pas ndeshjes së fundit në kampionat me Rostovin ai do të udhëtoj për në Brazil.

”Kohët e fundit kam ndjerë lodhje dhe rraskapitje të madhe. Kam 13 vite që luaj futboll profesional, prej të cilave 10 vite i kam kaluar te CSKA. Kam kërkuar që të më lejojnë të kaloj pak kohë me familjen time në Brazil dhe u jam mirënjohës për faktin se më kanë mirëkuptuar. Pas ndeshjes me Rostovin fluturoj për në Brazil dhe kontrata ime do të pezullohet,” tha ai.

31-vjeçari bëri të qartë edhe pse do të largohet nga klubi do të provoj të ndihmoj ekipin në çfarë do mënyre që do të mundet, duke thënë: ”Dua të bëj të qartë se po largohem nga Rusia jo për shkak të ngjarjeve të fundit në botë dhe jo për shkak të një periudhe të vështirë në ekip. Unë gjithmonë kam ndihmuar dhe do ta ndihmoj klubin në çdo mënyrë që mundem.”

Futbollisti me prejardhje braziliane por që u paraqit me Kombëtaren e Rusisë kishte luajtur në 328 takime në të gjitha garat, ku ka arritur të fitoj edhe gjashtë tituj gjatë kësaj periudhe shumë vjeçare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë