Loading…

Pas skandalit me hartën, sllovaku “neutral” i BE’së vjen në Kosovë për vizitë

  • 26/02/2021 | 12:58

Pas skandalit me hartën, sllovaku “neutral” i BE’së vjen në Kosovë për vizitë

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB’së, po e mban me shumë “dashuri” në zyrë e tij Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak tha se u keqkuptua me hartën ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë, pasi ajo nëse shihet qartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

Mirëpo këtij të fundit nuk po i bëjnë përshtypje skandalet e njëpasnjëshme ndaj shtetit kosovar, tani ai do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit, madje edhe Kosovën.

Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 Mars, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë