Loading…

Pas sulmit, ‘Mossi’ kërcënon përsëri gazetarin Pacolli: Nuk ki me kon asnjëherë i mbrojtur

  • 02/03/2026 | 21:41

Pas sulmit, ‘Mossi’ kërcënon përsëri gazetarin Pacolli: Nuk ki me kon asnjëherë i mbrojtur

Reperi Gramos Krasniqi, i njohur si “Mossi”, i cili së bashku me disa persona të tjerë kishte sulmuar fizikisht gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli, reagoi sërish përmes rrjetit social Instagram, duke lëshuar kërcënime të hapura ndaj gazetarit, transmeton Gazeta Metro.


Në reagimin e tij, reperi përpiqet të justifikojë veprimet e mëparshme dhe kërcënon Pacollin se nuk do të jetë i mbrojtur asnjëherë, duke e vendosur në qendër të polemikës dhe tensionit publik.

“Edhe kur u takum the une nuk te marr seriozisht per vrejtjen qe po ma terhjek e ti mendove si nje gazetar qe je ti je i paprekshum dhe i mbrojtur munesh me fol keq edhe me ul tjetrin sa here tjetri poston klip veq pse ka vendos nihere mos me pas interviste ose podcast gja tcilen sosht qe kom bo najher dikun tjeter e te ti jo qe me tmet hatri e me marr kaq personale po nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje”, shkroi Mossi.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin gazetaresk, ndërsa prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për ngjarjen e mëparshme që kishte ndodhur te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë./gazetametro.net

Ballistik Rep: Mossi sulmoi gazetarin Pacolli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë