Loading…

Pas sulmit të Policëve në veri, reagon shefi i EULEX’it: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

  • 06/08/2022 | 21:31

Pas sulmit të Policëve në veri, reagon shefi i EULEX’it: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Twitter, Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.

Ndërkaq kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se kanë nisur hetimet për këto të shtëna.

Sipas tij, kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës është sulmuar nga “bandat kriminale në veri”.

“Fatmirësisht, nuk ka viktima. Sot, rrugët janë të lira nga barrikadat. Por bandat kriminale vazhdojnë t’i vendosin barrikada vetvetes kundër agjencive tona për zbatim të ligjit dhe kundër luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka thënë Kurti në një postim në Twitter. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë