Loading…

Pas takimeve në Gjermani, Lajcak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

  • 29/03/2023 | 10:02

Pas takimeve në Gjermani, Lajcak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se dje ka qenë në Berlin të Gjermanisë, derisa sot do të shkojë në Londër, ku do të konsultohet mbi dialogun, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak tha se marta ishte intensive, pasi ishte e mbushur me takime të ndryshme në Kancelarinë, ministrinë e Jashtme dhe Bundestagun gjerman, të ndërlidhura me procesin negociator.

Ndërkohë, tani ai bëri të ditur se po shkon në Londër të Britanisë së Madhe, për dy ditë konsultimesh rreth dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një dite intensive në Berlin dje e mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi Lajcak në Twitter.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim është thënë se fokusi do të jetë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt – si dhe në aneksin e zbatimit, për të cilin palët janë dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë