Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas diskutimit të sotëm të thirrur nga Ambasada amerikane për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.
Gërvalla e falënderoi ambasadorin amerikan për diskutimin e mbajtur sot në Ambasadë rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falënderimin, Gërvalla e bën, duke i rikujtuar ambasadorit të drejtat, sipas saj, më të avancuarat, që Kosova i ka për grupet minoritare.
“E falendëroj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën e të drejtave më të avancuara në Evropë”, thuhet në postimin e Gërvalles në Twitter.
Ajo tutje thotë se kushdo që do paqe dhe stabilitet, nuk duhet të pranojë modele që i japim hapësirë Serbisë ta minojë sovranitetin e Kosovës.
“Çfarëdo modeli që e lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë, që duan paqe të qëndrueshme dhe marrëveshënie të mira fqinjësore në rajon”, ka shkruar Gërvalla.
Gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka pritur në takim përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin.
Pas diskutimit, Hovenier ka falënderuar të gjitha palët e takimit, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. /gazetametro.net
Any model that allows Serbia to undermine 🇽🇰‘s sovereignty should be rejected by all that aim sustainable peace and good neighborly relations in the region.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 31, 2023