Loading…

Pas Taksës 100%: Djuric e pranon se serbet qëllimisht po kontrabandojnë mallra në Veri

  • 18/08/2019 | 09:49

Pas Taksës 100%: Djuric e pranon se serbet qëllimisht po kontrabandojnë mallra në Veri

Kosova e di këtë punë mirë, por Marko Djuric e ka pranuar për herë të parë publikisht se po serbet po kontrabandojnë mallra në Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric pretendon se përkundër vendosjes së taksës, ata po arrijnë të gjejnë mënyra që t’i furnizojnë me mallra qytetarët serb në Veri.

I pyetur në një intervistë të së përditshmes beogradase ‘Politika’ se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht taksës, Djuric nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dilte mbanë, “i cili do të shërbente vetëm si një justifikim për presione të reja”, por “është e rëndësishme të keni bukë, qumësht, mish, miell. vaj ”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se muajin e kaluar, Serbia u mundua të inskenoj një krizë humanitare në Veri por që nuk arriti. Përndryshe kontrabanda në Veri është rritur shumë pas Taksës 100%. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë