Loading…

Pas tërheqjes ruse, ushtria ukrainase planifikon lëvizjen e radhës

  • 24/11/2022 | 16:27

Pas tërheqjes ruse, ushtria ukrainase planifikon lëvizjen e radhës

Dy javë pasi u tërhoq nga qyteti jugor Kherson, Rusia po godet qytetin me artileri përtej qytetit Dnieper. Ndërsa Ukraina po vazhdon të kundërpërgjigjet trupave ruse me armët e veta dhe oficerët ukrainas thonë se duan të përfitojnë nga momenti i tyre, transmeton Gazeta Metro.


Tërheqja e forcave ruse nga i vetmi kryeqytet provincial, ishte një nga humbjet e mëdha të Moskës në fushën e betejës. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë ukrainase, tani që trupat e saj po mbajnë një vijë të re të fronit ushtria po planifikonë lëvizjen e radhës.

Sipas strategut ushtarak të ushtrisë australiane Mick Ryan, forcat e armatosura të ukrainas morën iniciativën në këtë luftë kohë më parë. Ata kanë vrull, nuk ka asnjë mënyrë që të shpërqendrojnë atë. Forcat ukrainase tani kanë mundësi që të godasin më thellë në territoret e kontrolluara nga Rusia dhe të shtyjnë kundërsulmin e tyre më afër Krimes, të cilën Rusia e pushtoi ilegalisht në vitin 2014.

Disa ekspertë ushtarakë thonë se ekziston mundësia që moti të dëmtojë forcat ruse të pajisura dobët dhe të lejojë Ukrainën të përfitojë nga tereni i ngrirë dhe të lëvizë më lehtë se sa muajve të kaluar.

Këtë javë, autoritete ukrainase filluan evakuimin e civilëve nga pjesët e çliruara së fundmi të rajoneve Kherson dhe Mykolaiv, nga frika se mungesa e nxehtësisë, energjisë dhe ujit për shkak të bombardimeve ruse do ta bëjë dimrin të pajetueshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë