Loading…

Pas Tottenhamit, edhe skautët e gjigantit spanjoll në ndjekje të Muriqit: Do të jenë të pranishëm në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce

  • 11/09/2019 | 21:56

Pas Tottenhamit, edhe skautët e gjigantit spanjoll në ndjekje të Muriqit: Do të jenë të pranishëm në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce

Pas Tottenham Hotspurit, edhe skautët e Atletico Madridit kanë shënjestruar sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqin, transmeton Gazeta Metro.


Vedat Muriqi është në top formë si te Fenerbahce, ashtu edhe te Kosova. Ai së fundmi shënoi dy gola në dy takimet e shtatorit, ndaj Çekisë dhe Anglisë.

U raportua se skautët e Tottenhamit kanë vëzhguar nga afër sulmuesin prizrenas, por tani interesim për të ka shprehur edhe Atletico Madrid.

Gazetari turk, Ertan Suzgun, ka njoftuar se dy zyrtarë të Atletico Madridit do të jenë në stadium të dielënpër të parë Vedat Muriqin në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce.

Kujtojmë që Vedat Muriqi u transferua gjatë kësaj vere te Fenerbahce nga skuadra tjetër turke, Rizespor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë