Loading…

Formohet Komisioni për verifikimin e viktimave seksuale, pas tre vjet pritjeje

  • 06/03/2017 | 08:30

Formohet Komisioni për verifikimin e viktimave seksuale, pas tre vjet pritjeje

Rreth tre vjet pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, është kompletuar Komisioni që do të bëjë verifikimin e këtyre viktimave.

Krijimi i Komisionit qeveritar është dashur të bëhej në vitin 2014, gjashtë muaj pas miratimit të Projektligjit.

Komisioni, i cili do të bëjë konstatimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës do të përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa në fillim të kësaj jave pritet të dërgohet për aprovim në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), Izedin Bytyqi, ka bërë të ditur se pjesë e Komisionit do të jenë përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë