Ish kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, është kthyer në Hagë pas tri ditësh që ishte në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Veseli, u lirua për tre ditë pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga spitali i Mitrovicës thanë se ai kishte pësuar sulm në tru, dhe për këtë Kadri Veseli kishte ardhur nga Haga që ta vizitonte atë.
Dje janë publikuar videot ku shihet Veseli duke vizituar babain e tij në spitalin ku ai është duke u trajtuar.
Ndërsa sot Veseli nën përcjelljen e një numri të madh automjetesh e sigurie është nisur për në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim me akuza për krime lufte./gazetametro.net