Skuadra e Chelseas është duke menduar që Maurizio Sarrin ta zëvendësoj me ndihmësin e tij, Gianfranco Zola, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Sport Mediaset, e ardhmja e Sarrit te Chelsea është në rrezik pas humbjes turpëruese 6-0 nga Manchester City dhe tani pritet që presidenti, Roman Abramovich, të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve Zola mund të marrë drejtimin e klubit deri në fund të sezonit para se të emërohet një trajner tjetër, ngjashëm me mënyrën se si Manchester United solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve të vjetër, Ole Gunnar Solskjaer.
Sarri zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht kishte një ecuri prej 18 ndeshjeve pa humbje, por ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e tyre të fundit, mes kritikave në rritje të stilit të tij të lojës.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Chelseas, Zola, e udhëhoqi Watford në sezonin 2012-13 dhe mbajti West Ham United në Premier Ligë për dy sezone./gazetametro.net