Loading…
Pas ‘ultimatumit’ të SHBA’së për taksën 100%, nga Qeveria thonë se do rishikohet vendimi!
  • 15/01/2019 | 22:16

Pas ‘ultimatumit’ të SHBA’së për taksën 100%, nga Qeveria thonë se do rishikohet vendimi!

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka quajtur vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, si vendimin më “popullor” të arritur deri tani.


Gashi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që nuk duhet të apostrofohet vetëm një person si “fajtor” pasi ky vendim sipas tij është i të gjithëve.

“Kryeministri nuk është ai që po e bën dialogun, kryeministri ka qenë i angazhuar që të jenë pjesë e dialogut dhe taksa duhet të hiqet prej kombinimit të dialogut. Megjithatë nëse taksa është pengesa me miqtë tanë ndërkombëtarë ajo do të rishikohet”.

Gashi ka theksuar se në takimin në Bruksel, ata kanë kërkuar që si temë kryesore e diskutimeve të jenë krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

“Padrejtësitë shërohen nëse ne kemi një gjykatë edhe për krimet monstruoze që ka bërë Serbia në Kosovë. E kemi kërkuar që të futen krimet e luftës si temë e bisedimeve është keqkuptuar se ne nuk kemi thënë që nuk flasim nëse nuk ndodh kjo pra jemi dakorduar që të hapet diapazoni i temave që do të futen në diskutim”.

“Kemi pranuar të bëjmë Gjykatën Speciale të cilën Serbia nuk e ka. Fatkeqësia pasi Serbia nuk ka pushuar të pengojë Kosovën në çdo aspekt si me Interpoli-n – Serbia nuk ka krijuar atmosferë të dialogut”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë