Pas një vere me temperatura të larta dhe valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, Evropa pritet të hyjë në shtator me kushte më të paqëndrueshme atmosferike, veçanërisht në zonën e Mesdheut, transmeton Gazeta Metro.
Deti Mesdhe, i ngrohur ndjeshëm gjatë muajve të verës, mund të përballet me masa më të ftohta ajrore, duke krijuar kontraste të forta që favorizojnë zhvillimin e reshjeve intensive dhe episodeve të motit ekstrem.
Meteorologët paralajmërojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike mund të bëhet më i dukshëm gjatë vjeshtës, ndërsa temperaturat mund të vijojnë të jenë mbi mesataren sezonale.
Në të njëjtën kohë, forcimi i El Niños pritet të ndikojë në modelet atmosferike globale në muajt e ardhshëm. Shkencëtarët kanë ngritur gjithashtu shqetësimin se 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë./gazetametro.net