Loading…

Pas vendimit popullist për studimet falas, tani Ministria e Arsimit vendos që provimet në UP të bëhen me pagesë

  • 11/11/2021 | 15:50

Pas vendimit popullist për studimet falas, tani Ministria e Arsimit vendos që provimet në UP të bëhen me pagesë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka marrë vendim që paraqitja e provimeve për të gjithë studentet e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, do të bëhet me pagesë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është bërë i ditur nga studentët e Fakulteti të Mjekësisë në grupin e Facebook’ut ‘QAS (Qendra për avansimin e studimeve)’, ku është thënë se ky lajm është konfirmuar edhe nga prodekani Valon Krasniqi.

Sipas njoftimin provimet që paraqiten për herë të parë janë pa pagesë, ndërsa për herë të dytë ose më tepër me pagesë.

“Njoftim, kolegë të nderuar, sapo mora lajmin nga prodekani Valon Krasniqi, se prej këtij afati është marrë vendim nga Ministria e Arsimit që paraqitja e provimeve për të gjithë studentët e UP, do të bëhet me pagesë. Provimet që paraqiten për herë të parë janë pa pagesë, ndërsa për herë të dytë ose më tepër me pagesë”, thuhet në këtë njoftim në QAS.

Tutje bëhet e ditur se mos pagesa e provimeve, i largon të drejtat e provimit studentëve dhe poashtu profesori nuk e vendos notën në SEMS.

Ndërkaq kujtojmë se dy muaj më parë Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që nga 1 tetori i këtij viti, studimet për nivelin Bachelor dhe Master, të jenë pa pagesë.  /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë