Loading…

Pas Veselit e Lladrovcit, ky është gjenerali tjetër i UÇK’së që merr ftesë nga Gjykata Speciale

  • 08/11/2019 | 17:33

Pas Veselit e Lladrovcit, ky është gjenerali tjetër i UÇK’së që merr ftesë nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar ftesën e radhës për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Gjeneral Selim Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale e ka bërë të ditur vet Krasniqi.

“Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj që sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara. Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Selim Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë që dje e sot nga kjo Gjykatë kan marrë ftesë edhe Kadri Veseli e Ramiz Lladrrovci.

Veseli e Lladrovci do të paraqiten në dhjetor para kësaj Gjykate./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë