Loading…

Pas vizitës, Mogherini raporton tek ministrat e jashtëm të BE-së

  • 22/02/2017 | 12:15

Pas vizitës, Mogherini raporton tek ministrat e jashtëm të BE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, zëvendëspresidentja Frederica Mogherini udhëton në Ballkanin Perëndimor në fillim të marsit.


Mogherini, bëhet e ditur se udhëtimin e saj do ta realizojë nga 1 deri 4 mars.

Ajo do të vizitoj Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi Serbinë dhe Maqedoninë.

Në prag të vizitës Mogherini citohet të ketë thënë se ‘për Bashkimin Evropian puna me Ballkanin Perëndimor, regjionin në zemër të Evropës, është me prioritet kyç’, shkruan Gazeta Metro.

“Unë jam duke punuar në atë që të shoh të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor duke lëvizur kah rruga e reformave, dhe drejt Bashkimit Evropian, që të sigurohemi që procesi është i pakthyeshëm. Bashkëpunimi regjional dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbesin esenciale në këtë kontekst”, citohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Në njoftimin që ka lëshuar Bashkimi Evropian thuhet se gjatë vizitës së saj në regjion Mogherini do të takojë zyrtarët politik, duke përfshirë përfaqësues të qeverive, të partive politike dhe të Kuvendeve.

Ajo do t’i informojë ministrat e jashtëm të BE’së për vizitën, më 6 mars në Këshillin e ministrave të jashtëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë